Serbia emëroi një Kishë sipas Vladimir Putinit, pak para vizitës së tij në Beograd

Në Banstol të Serbisë, një fshat në periferi të Beogradit, një Kishë është emëruar sot sipas emrit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Emrin e tij në Serbi e mbajnë edhe disa shpella, një figurë e ëaxit që është punuar për nder të tij dhe disa monumente.

E topitur me stil rus, dhe ngjyra ku mbizotërojnë ari dhe e jeshilët, sipas qejfit të Putinit, Kisha e cila po mban tani emrin e Putinit është ende duke u ndërtuar por tashmë ka marrë jehonën si “Kisha e Putinit”, shkruan Asocatied Press.

Vendorët thonë se struktura e Kishës është zhvilluar asisoji që të ketë madhështinë dhe shenjën e admirimit për Putinin dhe lidhjet vëllazërore shekullore midis dy kombeve që ndajnë rrënjët e përbashkëta sllave dhe religjionin ortodoks.

Putin pritet ta vizitojë këtë javë Beogradin dhe fshati i Banstolit tashmë është bërë gati për një festë madhështorë dhe pritje dinjitoze të kreut rus.

Lidhjet historikisht të ngushta midis Rusisë dhe Serbisë janë ringjallur kohët e fundit pasi Putini shtoi përpjekjet për të rikthyer ndikimin e Moskës në vendet ish-komuniste të Evropës Lindore.

Kujtojmë se interesi i Rusisë në rajon ka të bëjë me pozitën e saj strategjike midis Lindjes dhe Perëndimit. Nga tetë fqinjët e Serbisë, pesë janë anëtarë të NATO-s; katër janë në BE dhe dy të tjerë po punojnë drejt pranimit. Popullariteti i Putinit në Serbi veçanërisht ka ngritje pasi Kremlini e kundërshton pavarësinë e Kosovës. /Përktheu Periskopi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme