Libani ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Për këtë mosnjohje, ambasadori i këtij shteti në Beograd, Tufik Zhaber, dje ka marrë mirënjohje nga Serbia, transmeton Koha.net.
Zhaber është pritur nga shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq.
Sipas agjencisë tanjug, Daçiq me këtë rast ka theksuar sidomos falënderimin për atë që ai e ka quajtur “qëndrim parimor i Republikës së Libanit lidhur me mosnjohjen e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës“, ndërsa ka shfaqur shpresën se “do të vazhdojë përkrahja e palës libaneze për integritetin territorial e sovranitetin e Serbisë”.
Në Liban është e vendosur një njësi ushtarake serbe në kuadër të misionit paqësor ndërkombëtar, UNIFIL.
© KOHA.