Serbia frikësohet se Rumania mund ta ndryshojë mendimin për Kosovën

Serbia po frikësohet se fitorja e Partisë Social Demokrate në zgjedhjet parlamentare në Rumani do të mund ta sjellë në agjendë çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.

Ish-kryeministri i Rumanisë, Socialdemokrati Victor Panetta, gjatë mandatit të tij të dytë kishte përmendur një ndryshim të qasjes dhe mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, shkruan gazeta serbe “Sputnik”, transmeton Koha.net.

Dusan Prorokoviq, drejtor ekzekutiv në Qendrën për Alternativa Strategjike, ka thënë se partia që do të formojë qeverinë do të ketë presion nga Washingtoni dhe Brukseli që ta njohin Kosovën.

Rumania është një prej pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme