Ish-presidenti i Serbisë, lideri Partisë Demokratike Serbe Boris Tadiq ka njoftuar se Serbia prej dje është gjendur në “listën e zezë” të organizatës ndërqeveritare FATF (Financial Action Task Force), organizatë kjo që lufton kundër larjes së parave dhe financimit të organizatave terroriste.
“Serbia prej dje është gjendur në ‘listën e zezë’, bashkë me Jemenin, Sirinë, Irakun, me shtetet që marrin pjesë në larjen e parave dhe institucionet e të cilave nuk e pengojnë derdhjen e parave për organizatat terroriste. Këtë qeveria jonë e fsheh nga opinioni”, u deklaroi Tadiq gazetarëve para selisë së partisë, raporton b92.net.
Ai ka shtuar se nga lista është përjashtuar Bosnja e Hercegovina, ndërsa Serbia është futur në të, gjë që e bën vendin e vetëm nga Ballkani në atë listë të vendeve të nxira”.
“Më shumë herë kam folur se njerëzit që sot janë në pushtet në Serbi janë ata që ilegalisht u kanë shiturarmë organizatave terroriste dhe entiteteve të ndryshme para-shtetërore në botë, e pasojë e kësaj është se Serbia tash është në listën e zezë”, ka thënë Tadiqi, shkruan Gazeta Express.
Sipas tij, vrasja e liderit të Iniciativës Qytetare “SDP Oliver Ivanoviq “është në vazhdën e kësaj lidhjeje të krimti të organizuar, larjes së parave dhe lidhjeve të Serbisë me shtetet më të zeza në botë”.