Serbia jep 40 mijë rroga në Kosovë, këto janë detajet

Financimi dhe angazhimi i Serbisë për strukturat paralele në Kosovë po vazhdon akoma pas më shumë se 19 vjet, struktura këto që shërbejnë për destabilizimin e situatës në Kosovë.

Strukturat paralele po vazhdojnë të jenë aktiv në Kosovë, të cilat përkujdesen për destabilizimin e situatës, presionin tek serbët e Kosovës për të mos respektuar institucionet e Kosovës dhe shumë gjëra të tjera.

Këto struktura janë shtrirë qysh një kohë të gjatë në tërë Kosovën, sidomos në 10 komunat ku shumica e popullatës janë të komunitetit serbë, shkruan Gazeta Metro.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simic ka pranuar se Serbia vazhdon të financojë strukturat paralele, duke thënë se shteti serb jep rroga për qytetarët serbë në Kosovë.

“Mbi 40 mijë qytetarë në Kosovë marrin rroga nga Serbia. Kjo është fakt”, tha Simic në RTV Dukagjini.

Kurse për vitin 2020, Serbia planifikon të dërgojë në Kosovë rreth 89 milionë euro për këto struktura në Kosovë, që i shërbejnë Qeverisë serbe dhe tanimë presidentit të saj, Aleksandar Vucic.

Krejt kjo udhëhiqet nga i arrestuar dhe i dëbuari nga Kosova, Marko Djuric, person ky i cili njihet për retorikën e tij kundër pavarësisë së Kosovës dhe deklaratat e tij nxitëse në drejtim të Kosovës, shpeshherë ai bën thirrje për luftë dhe kryengritje të serbëve në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme