Sulejman Ugljanin, lideri i Partisë së Aksionit Demokrat të Sanxhakut ka thënë se organet shtetërore të Serbisë kanë humbur legjitimitetin te boshnjakët sepse edhe pas 20 vjetëve nuk i kanë zbardhur krimet në Sanxhak, transmeton Koha.net.
Ai në një tubim protestues në Novi Pazar, përcjell FoNet, ka theksuar se “gjyqësia dhe policia nuk përfaqësojnë asgjë” dhe se” boshnjakët nuk kanë të drejtë të gjykojnë dhe gjykimet e të tjerëve as që i detyrojnë boshnjakët”.
Ugljanin e ka ftuar kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian që të ndërmarrin masa me të cilat do të vendoseshin rendi e ligji dhe të kthehet besim i boshnjakëve te shteti dhe tek organet e tij.
Ai ka theksuar se besimi mund të kthehet nëse organet shtetërore harmonizohet struktura kombëtare me atë që janë të punësuarve.
© KOHA.