Serbia ka marrëdhëniet më të këqija me Kroacinë e Shqipërinë

Marrëdhëniet më të mira me vendet fqinje Serbia i ka me Bosnjë e Hercegovinën e Maqedoninë, ndërsa më të këqijat i ka me Kroacinë e Shqipërinë. 

Mali i Zi është në vendin e tretë në mesin e shteteve me të cilat Serbia i ka marrëdhëniet më të mira.

Ky është rezultati i një ankete zhvilluar me qytetarë të Serbisë, njofton FoNet.

Në mesin e shteteve anëtare të BE-së, të anketuarit serbë mendojnë se miqtë më të mëdhenj i kanë Gjermaninë, Greqinë, Spanjën dhe Austrinë ndërsa armiqtë më të mëdhenj për ta janë Kroacia, Britania e Madhe dhe Franca, transmeton Koha.

Sipas kësaj ankete, gjysma e qytetarëve të Serbisë parimisht e përkrah anëtarësimin në BE, porse, po të mbahej referendumi për hyrjen e Serbisë në Union, për do të votonin 49,5 për qind e qytetarëve.

62 për qind e të pyeturve kanë thënë se Serbia ka dobi nga bashkëpunim i me BE-në.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme