Serbia kërkon mendimin e BE-së për Ushtrinë e Kosovës

Beogradi nga Bashkimi Europian duhet të kërkojë që të sqarohet dhe që me kohë të shikojë qëllimin e Kosovës për të formuara Ushtrinë e vet, ka thënë gjenerali serb Momir Stojanoviq me vërejtjen se aspiratat SHBA-së lidhur me këtë çështje janë të ditura qëkur është formuar baza “Bondsteel”, transmeton Koha.net.

“Nuk e ka ndërtuar Amerika tërë atë qytet që të tërhiqet. Synimi i saj është që pasi të formohet Ushtria, Kosova të rrumbullakojë tregimin për anëtarësim e saj në NATO”, citon “veçernje novosti” të ketë thënë Stojanoviq i cili kohësisht ka theksuar se pendë e patejkalueshme për Ushtrinë e Kosovës do të jenë deputetët serbë nëse ata deklarohen kundër.

Ish – ministri serb i Punëve të Jashtme Vladislav Jovanoviq ka vlerësuar se Moska, nëse Beogradi do, me siguri do të parapërgatitë dhe do të kërkojë debat për Forcat e Armatosura të Kosovës në Këshillin e Sigurimit, por pavarësisht nga kjo, sipas tij, Beogradi, duhet ta kërkojë shqyrtimin e kësaj çështjeje .

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme