Serbia kthen ‘satelitët’ nga Rusia: S’kemi aspirata për anëtarsim në NATO

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në një takim me presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paollo Alli, ka thënë se ndonëse Serbia është një vend neutral, nuk aspiron që t’i bashkohet NATO-së, apo ndonjë aleance tjetër ushtarake në botë.

Megjithatë Bërnabiq ka thënë se do të vazhdojnë bashkëpunimin e më tejshëm me NATO-në dhe vendet që janë pjesë e saj.

Bërnabiq në këtë takim ka thënë se Serbia ka provuar që nëpërmjet NATO-s dhe faktorëve tjerë ndërkombëtarë të kontirubojë në Programin për Paqe, shkruan Danas, tramsneton Periskopi.

Kryeministrja serbe nuk ka mundur që këtë takim ta kalojë pa folur edhe për Republikën e Kosovës, duke thënë se prania e KFOR-it në Kosovë është e domosdoshme, sidmos pas incidentit të fundit të arrestimit të Marko Gjuriqit nga njësisa speciale Policisë së Kosovës, shkruan Periskopi.

E përfaqësuesi i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolli Alli, ka thënë se Serbia duhet të bashkëpunojë me NATO-n në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Përfaqësuesit e NATO-së në këtë tkaim janë shprehur të shqetësuar me situatën aktuale ndërmjet dyja vendeve, dhe u kanë bërë thirrje kryeministrave të vendit, që të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme për të dyja vendeve./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme