Serbia me armatim të ri nga Rusia

Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin parimisht janë marrë vesh për blerjen e gjashtë helikopterëve rusë MI-17 dhe sistem raketor S-300.

Fakti se nuk ka arritur asnjë pohim për marrëveshjen e dy shtetarëve lidhur me armatimin, sipas kësaj gazete, interpretohet si dëshirë që detajet e saj, sidomos ato financiare, të mbeten sekret afarist.

Vuçiq edhe para se të udhëtonte në Moskë ka theksuar se Serbia dëshiron t’i blejë edhe gjashtë helikopterë transportues ushtarakë rusë MI-17. Nga ana tjetër, për furnizimin me sistemin kundërajror S-300, tash e një kohë të gjatë flitet, ndërsa Vuçiq nuk ka dashur të flasë për të as para takimit me Putinin. Ai ka thënë se gjithë bota furnizimin me këtë sistem e sheh dëshirë që për të mos e parë Serbinë të fortë, transmeton Koha.net.

“Aviacioni ynë i luftës pothuajse nuk ka ekzistuar, jem i pajisur me gjashtë Airbus, tre për ushtri e tre për polici, dy MI-17 të rinj, gjashtë “Migë 29”, ka thënë Vuçiq para bisedimeve me Putinin dhe ka shtuar se aviacioni aktual ushtarak serb i luftës është më i fuqishëm se sa në fillim të viteve të 90-ta.

Nëse jetësohen paralajmërimet e kryetarit të Serbisë, me blerjen e edhe gjashtë helikopterëve MI-17 do të bëhej me tetë fluturake. Dy helikopterë të tillë të marrë nga Rusia gjatë verës kanë kushtuar 25 milionë euro dhe sipas Vuçiq ata kanë pasur performancë shumë të mirë.

Lidhur me avionët e luftës, pas furnizimit me gjashtë “migë 29”, Serbia është bërë me gjithsej 10 fluturake të tilla. Të gjithë migët, 10 sish, janë në remont pas të cilit pritej që jetëgjatësia e tyre të jetë deri në vitin 2030. Serbia i ka edhe tre „migë 21“, përkatësisht 17 avionë “shqiponja” modernizimi i të cilëve po ashtu është paralajmëruar.

Pritet që ushtria serbe të furnizohet me sistemin kundërajror S-300 çmimi i të cilit sillet nga 115 milionë deri në gjysmë miliard dollarë. Ky sistem mund të dërgohet në Beograd nga Bjellorusia ose dhe drejtpërdrejt nga Moska .

Sipas “blicit”, Serbia pos që do të jetë e fuqishme në ajër, ajo do të jetë e tillë edhe në tokë. Deri në fund të vitit pritet që në Serbi të shkojnë 30 tanke të remontuara T-72 me vlerë 30 milionë euro.

Fjala është për tanket me mundësi lansimi të raketave nga topat me kalibër 125 milimetra e të pajisura me mitralozin 7,62 mm.

një ilustrimi që e ka publikuar kjo gazetë, Serbia ka 36 mijë ushtarë, 296 tanke, 95 avionë, 10 avionë “migë 29”, tetë fluturake MI 17, 64 helikopterë, 82 sisteme raketore.

Image

 

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme