Serbia ndërton port për termocentralin e ri në Kostolac

Ndërmarrja shtetërore e energjisë në Serbi (EPS) ka përfunduar ndërtimin e portit të ri në shtratin e lumit Danub, për t’i shërbyer njësive të rindërtuara (Kostolac B1 dhe B2) dhe termocentralit të ri në ndërtim – Kostolac B3, që pritet të fillojë prodhimin e energjisë elektrike në fund të vitit 2020.


Përmes portit të ri, Serbia planifikon transportimin e 157,000 tonëve të hirit dhe 105,000 tonëve të gipsit në vit, të prodhuar nga termocentrali i ri, si dhe të bëjë shpërndarjen e mbetjeve gëlqerore, deklaroi EPS nga Serbia, raporton SEE News.

Ndërtimi i portit ishte pjesë e fazës së parë të një projekti madhor për rindërtimin e kapaciteteve energjetike të Kostolac B, i financuar përmes kredisë nga Export-Import Bank of China (EXIM Bank, Kinë).

Përveç portit, faza e parë e projektit përfshinte edhe rindërtimin e njësive Kostolac B1 (e ndërtuar më 1987) dhe Kostolac B2 (ndërtuar më 1991) në gjigantin Kostolac B, deri sa faza në vijim ka të bëjë me ndërtimin e termocentralit të ri të prodhimit të energjisë nga qymyri – Kostolac B3, ndërtimi i të cilit pritet të përfundojë në vitin 2020.

Ndryshe, sipas Bankwatch, në rajonin e Ballkanit Perëndimor Serbia prinë me listën e projekteve të paralajmëruara të termocentraleve nga qymyri me rreth 2500 megavat të planifikuara, pasuar nga Bosnja dhe Hercegovina me 2450 megavat të planifikuara.

Qymyri është lënda djegëse kryesore për prodhimin e energjisë elektrike në Serbi. Në konferencën mbi tranzicionin e energjisë, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, deklaroi se Serbia ka prioritet investimin në infrastrukturën e qymyrit dhe termocentraleve prodhuese për të siguruar furnizimin te mjaftueshem me energji elektrike për dekadat që vijnë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme