Serbia nuk ndalon ndihmat në Kosovë: Vazhdon dhurimi i pakove ushqimore dhe ilaçeve për komunitetin serb

E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka bërë të ditur se pakot ushqimore, ilaçet dhe ndihmat e tjera ndaj komunitetit serb në Kosovë janë duke vazhduar edhe në këtë fazë të pandemisë.


Siç njoftohet, së fundmi Komuna e Vitisë ka pranuar disa pako ushqimi dhe higjiene për familjet në nevojë.

Ndërkaq, pa ndihma nuk kanë mbetur as Komunat e tjera të Kosovës si Kamenica, Istogu, Rahoveci, Gjilani, Zveçani e Novobërda, ku siç thotë Djuric, kanë marrë ndihma të tilla brenda 24 orëve të fundit.

Madje, ai tutje shton se kjo zyrë ka siguruar rreth 23 milionë dinarë për pagat e punëtorëve të kësaj kuzhinës e cila, sipas Djuricit po përgatitë çdo ditë ushqime për më shumë se dy mijë njerëz në tërë Kosovën.

“Kuzhina Kombëtare e Dioqezës së Rashkës në Prizren “Nëna e Nëntë Jugović” përgatit çdo ditë ushqime për më shumë se 2,000 njerëz në tërë Kosovën, ndërsa gjatë pandemisë së virusit korona, numri i përdoruesve është rritur, Zyra për Kosovën siguroi gati 23 milion dinarë për pagat e punonjësve të kuzhinës”, deklaroi Djuric.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme