Serbia nuk pranon të pushojë së funksionuari kodi telefonik i saj në Kosovë

Pas njoftimit të Telekomit të Kosovës se nga 24 marsi pushojnë prefikset +381 (Serbia), +377 (Monako), +386 (Sllovenia) dhe se do të shfrytëzohet vetëm prefiksi +383 ka reaguar Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila ka siguruar se për serbët e Kosovës nuk do të ndryshojë asgjë as në telefoninë fikse e as në atë mobile

Qeveria e Serbisë nuk ka pranuar që të pushojë së funksionuari kodi telefonik i Serbisë në Kosovë +381 nga 24 marsi, kur do të shfrytëzohet vetëm kodi +383, i cili i është ndarë Kosovës duke u bazuar në marrëveshjen në Bruksel në mes të Beogradit dhe Serbisë. Telekomi i Kosovës ka njoftuar se që nga 24 marsi pushojnë prefikset +381 (Serbia), +377 (Monako), +386 (Sllovenia) dhe se do të shfrytëzohet vetëm prefiksi +383, i cili i është ndarë Kosovës me marrëveshjen e Brukselit.

“Marrëveshja për Telekomunikacionin, që është arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka mundësuar që ITU-ja t’ia caktojë Kosovës prefiksin ndërkombëtar +383, duke siguruar se autoriteti rregullativ për telekomunikacion i Kosovës – AKREP është administrator i vetëm që mund të komunikojë dhe t’i koordinojë aktivitetet adekuate të ITU-së”, thuhet në një komunikatë të Telekomit të Kosovës, të cilin e përcjellin mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës.
Sipas Marrëveshjes, prefiksi i vetëm ndërkombëtar në Kosovë që mund të shfrytëzohet është +383. Me të njëjtën marrëveshje, sipas serbëve, në Kosovë mundësohet puna pa pengesë e Telekomit të Serbisë, ndërsa MTS-ja do të marrë leje të përkohshme për telefoninë mobile, e cila duhet të regjistrohet me ligje të Kosovës.

Kozarev: Çfarëdo njoftimi për shuarjen e prefiksit +381 në Kosovë është gënjeshtër
Në anën tjetër, Qeveria e Serbisë nëpërmjet Zyrës për Kosovën ka siguruar serbët se për ta nuk do të ndryshojë asgjë as në telefoninë fikse e as në atë mobile, shkruan tutje gazeta “Zëri”.

Dushan Kozarev, zëvendësdrejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se çfarëdo njoftimi për shuarjen e prefiksit +381 në Kosovë është gënjeshtër.
“Ekziston plani aksional i hartuar qartë me të cilin është definuar kur do të bëhet dhe çfarë do të bëhet në kontestin e telekomunikacionit, kështu që çdo pohim për largimin e prefiksit serb +381për shfrytëzuesit në Kosovë është gënjeshtër. Prishtina si gjithmonë, me qëllim apo gabimisht, po i interpreton marrëveshjet për telekomunikacionin, po përpiqet të krijojë huti dhe pezëm tek popullata serbe në Kosovë…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme