Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj akuzohet sipas Serbisë për disa raste të cilat nuk janë gjykuar nga Tribunali i Hagës.
Avokati Arianit Koci në Rubikon të KTV-së theksoi se i tërë procesi është vetëm sulm ndaj Kosovës.
“Franca nuk e di se për çka po akuzohet. Konventa Evropiane parasheh që Serbia brenda 40 ditëve nuk guxon t’i vonojë dokumentet. Ata pretendojnë që janë disa raste për të cilat nuk janë gjykuar në Tribunalin e Hagës.”, ka thënë ai.
Tutje Koci tha se Serbia pretendon që i ka dërguar dokumentet para 10 ditëve mirëpo diçka të tillë nuk ka pranuar gjykata. Ai tha se sipas hulumtimeve të tij, posta elektronike mbërrin brenda një dite.
© KOHA.