Serbia s’lejon akademik Hivzi Islamin të vizitojë Preshevën

Ish-kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, njëherësh anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve, Hivzi Islami, sot, në vendkalimin kufitar Muçibabë/Buhiq nuk është lejuar nga policia kufitare e Serbisë të shkojë në Preshevë.

“Islami ishte nisur me familjen për vizitë te familjarët e tij në Preshevë. Familjarët e tjerë që udhëtonin bashkë me të u lejuan ta kalonin kufirin, ndërsa ai jo pa marrë shpjegime nga policia kufitare serbe”, thuhet në njoftimin e ASHAK-ut.

ASHAK thotë se deri sot, Islami ka udhëtuar në Preshevë e Bujanovc sa herë ka pasur arsye apo dëshirë pa asnjë problem. Ai është i lindur në Letovicë të Bujanovcit, ndërsa familjarët e tij të afërt jetojnë në Letovicë, në Bujanovc dhe Preshevë.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme