Ne nuk kemi fëmijë – ky është problem kyç për vendin tonë”, ka thënë presidenti serb Alekasandar Vuçiq, i cili tregoi se Serbia do të fillojë zbatimin e masave të ndryshme për të inkurajuar lindjen fëmijëve në të ardhmen.
Ai ka njoftuar se Qeveria e Serbinë miratoi disa masa dhe themeloi një Këshill për t’u marrë më këtë çështje, transmeton Klan Kosova.
“Për fëmijën e parë, 100 mijë dinarë ndihmë; për fëmijën e dytë 10 mijë në muaj për 24 muaj, për fëmijën e tretë 12 mijë dinarë në muaj për 10 vjet dhe për fëmijën e katërt 18 mijë euro – nënë paratë i merr përmes llogarisë”, ka thënë Vuçiq.
Ai gjithashtu përmendi shembullin e Smederevës dhe të Ferizajt, ku ka një ndryshim në numrin e banorëve në këto vende, si dhe në numrin e lindjeve dhe vdekjeve, transmeton Klan Kosova.
“Ne kemi ndërmarrë hapa për të zgjidhur këtë problem”, tha Vuçiq.