“Serbia ta njohë Kosovën, por me kushte”

Njohja formale e Kosovës nën kushte të caktuara, ndryshimi i monedhës në Kosovë, shpërbërja e bazës Bondstil.

Këto janë disa nga propozimet që janë dëgjuar në debatin që është mbajtur në Institutin për Politikë dhe Ekonomi Ndërkombëtare në Beograd.

Hulumtuesi në këtë institut, Vladimir Trapara beson se shqiptarëve duhet t`iu ofrohet njohja  formale e pavarësisë, por nën kushte të caktuara, për të siguruar që Serbia të kthejë “një pjesë të kontrollit mbi krahinën e saj jugore”, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

“Në shekullin e 21-të nuk është çështje thelbësore nëse ndonjë territor është pjesë formale e shtetit tuaj, por nëse atë territor në fakt e kontrollon dikush”, theksoi ai dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara më shumë se një shekull nuk kanë zgjeruar territorin e tyre kombëtar, por kanë përhapur kontrollin aktual mbi një pjesë të madhe të botës.

“Një numër i madh shtetesh që janë formalisht të pavarura janë pak a shumë në një pozicion vasal kundrejt Shteteve të Bashkuara” deklaroi Trapara në këtë takim që u organizua në kuadër të dialogut të brendshëm mbi Kosovën.

Prandaj, siç tha ai, Serbia me Kosovën duhet të nënshkruajnë një marrëveshje ndërkombëtare që përmban të gjitha detajet e marrëveshjes me Prishtinën për njohjen reciproke zyrtare.

Sipas tij, kjo marrëveshje do të quhej  “Traktati i Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës Reciproke”,

Ai gjithashtu zbuloi shtatë kushtet e saj  në mesin e të cilave janë propozimi për të mbajtur emrin “Kosovë dhe Metohi”, ndalimi i  bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, shpërndarja e bazës amerikane Bondsteel dhe në vend të saj vendosja e një baze ushtarake serbe dhe që Serbia dhe Kosova të zotohen për të formuar një bashkim ekonomik me një monedhë të përbashkët, transmeton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme