Serbia tërheq tërë personelin diplomatik nga Shkup, misioni tejet sekret, Shkupi nuk informohet

Serbia sot ka tërhequr tërë stafin diplomatik nga Shkupi, por duke mos dhënë detaje mbi këtë vendim.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë informoi se ka marrë një notë diplomatike nga ambasada serbe në Shkup, përmes së cilës është informuar se personeli i ambasadës është thirrur për konsulta në Beograd, informon INA.

Megjithatë në komunikatën e MPJ theksohet se nuk janë të njoftuar për arsyet e këtij vendimi dhe se për të informuar më tepër është vendosur komunikim me MPJ-në e Serbisë.

“Në përputhje me rregullativat relevante të Konventës së Vjenës për Marrëdhënie diplomatike, institucionet e Republikës së Maqedonisë kanë ndërmarrë masa për mbrojtjen e ambasadës në aspektin e sigurisë dhe integritetit”, thuhet në komunikatën e MPJ-së së Maqedonisë. (INA)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme