Serbja e thotë në mes të Kosovës: Do luftojmë që të mos jeni në UNESCO

Sakte.net / e Shtunё 24 Shtator / 21:27

I përcjellë nga Policia, një autobus përplot punëtorë të Ministrisë së Jashtme të Serbisë, të shtunën pasdite arriti në Graçanicë. Qyteza me manastir në qendër të Kosovës, është ndalesa e fundit e këtyre burrave e grave që së shpejti pritet të marrin poste të larta diplomatike nëpër botë, në emër të shtetit serb.

Këtë vizitë që tashmë e kanë bërë të përvitshme, Qeveria e Beogradit e financon , për t’i frymëzuar këta se si të bëjnë fushata kundër Kosovës, në arenën ndërkombëtare.

“Nesër kur të vazhdojmë luftën tonë diplomatike nëpër botë, duhet të punojmë që Kosova të mos anëtarësohet në UNESCO. Ne ishim në këtë vend për të kuptuar se përse është i rëndësishëm ky vend për ne, dhe poashtu të kuptojmë se kush na e la Kosovën”, thotë diplomatja e re, njofton Klan Kosova.

Por, kjo diplomate e re që thotë se këtu lindi shteti serb, vështirë e përmbyll përgjigjen kur pyetet se kush nga grupi i tyre do të jetë i gatshëm të jetë ambasador i Serbisë në Kosovës.

“Faleminderit për pyetjen, por” tha ajo, dhe ndryshoi temën.

Për t’i dhënë tone më diplomatike kësaj vizite u përkujdes sekretari i diplomacisë serbe i cili vizitën kundërthënëse e lidhi me dialogun në Bruksel me palën kosovare të cilit serbët i referohen si dialogu Prishtinë-Beograd.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme