Ka ndodhur edhe një aksident me fatalitet në Çair, bulevardi “Cvetan Dimov”, ku ka humbur jetën një 75-vjeçar.
Sipas disa videove që po çarkullojnë në rrjete sociale, makina që po e drejtonte tashmë viktima, është përplasur me një furgon të parkuar në skajë të rrugës.
Nuk dihet se si ka ardhë deri tek aksidenti, por është aksidenti i dytë me fatalitet brenda disa orëve në të njëjtën rrugë, pasi që, dje nëpërmjet raportit të Policisë, u bë e ditur se pikërisht në këtë rrugë ndërroi jetë një 16-vjeçar, i cili me motoçikletë kishte goditur një fëmijë 14 vjeç, që po lëvizte me trotinet.