Gazetar: Mefail Ismaili
Alarmet për bomba edhe sot traumatizuan banorët e kryeqytetit. Njoftime të rrejshme për bombë sot kanë marrë në Qendrën Tregtare të Qytetit, në Ministrinë e Jashtme, në Lagjen Aerodrom si dhe në disa shkolla. Qytetarët thonë se kanë humbur besimin se institucionet do të kapin autorët.
“Të kapen ata që i bëjnë. A besoni se do të kapen? Nuk besoj tua them të drejtën”, tha një qytetar.
“Kjo ndoshta është ndonjë gënjeshtër, por e di si ajo përralla e ujkut me dhentë, ndoshta ndonjëherë të ndodh diçka e këtillë e më pas dikush të përgjigjet.. Duhet të zbulohen, si mos zbulohen kaq kohë. Në Turqi në Stamboll ndodh që në qytet me 20 milion banor zbulohet për gjysmë ore, tek ne dy milion shtet asgjë nuk zbulohet, se di çka është puna”, tha një qytetar.
“Duhej deri më tani të ishin marrë masat, ne jemi dy ditë në Shkup dhe nuk është situatë e këndshme… Është dobësi e shtetit, duhet ata ti marrin të gjithë masat që të gjendet”, shtoi një qytetare.
“Nuk e di ndoshta ka dikush ndonjë përfitim. A beson se do të gjendet autori dhe arsyet? Nuk besoj shumë vështirë…”, tha një qytetar.
Nga VMRO-DPMNE kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme.
“Ekzistojnë alarme për bombe të cilat e paralizojnë sistemin. Dëshmojnë se sistemi nuk funksionon. Spasovski të japë dorëheqje për paaftësinë akute dhe paralizimin e sistemit”, tha Ivica Tomovski, VMRO-DPMNE.
Nga MPB-ja thonë se pasi kanë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme lidhur me alarmet për bomba, është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rrejshme. Për një periudhë më të gjatë, në vend ka alarme të rrejshme për bomba si në institucione shtetërore, qendra tregtare dhe në shkolla.
Deklarata VMRO