Sërish dështon seanca gjyqësore ndaj Sami Lushtakut

Ka dështuar sërish seanca fillestare ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve për rastin e arratisjes nga QKUK, në mungesë të dy të akuzuarve, deputetit Mërgim Lushtakut dhe Dardan Gecit, raporton KTV.

Prokurori Romelu Mateus, dështimin e dytë e ka konsideruar fyerje për drejtësinë, dhe ka kërkuar veçimin e procedurës ndaj tyre, për të vazhduar me seancën. Por gjykatësi Shasivar Hoti e ka refuzuar një kërkesë të tillë, dhe ka caktuar vazhdimin e saj për 24 nëntor.

Për arsyen e njëjtë, por edhe mos pajisjen me shkresat e lëndës të palëve në procedurë, kishte dështuar edhe seanca në muajin shator.

Disa minuta pas përfundimit të seancës, deputeti Mërgim Lushtaku ka mbërritur në Pallatin e Drejtësisë.

Image

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme