Emigrantet kanë kaluar kufirin me synimin që të mbërrijnë në rrugët nacionale dhe për të vijuar udhëtimin e tyre në veri drejt vendeve të BE. Pjesa më e madhe e tyre ndalohet nga patrulla të policisë kufitare që monitorojnë kufirin.
15 shtetasit e fundit të ndaluar nga policia janë nisur që të gjithë drejt Tiranës në qendrën e azilkërkuesve ne Babrru pasi të gjithë këta shtetas me shtetësi siriane dhe irakianë kanë kërkuar azil në Shqipëri.