Sërish mish i skaduar për Kosovën, ndalohet kontejneri në Portin e Tivarit

Autoritetet e Malit të Zi kanë njoftuar se të enjten në Portin e Tivarit kanë ndaluar edhe një kontejner me mish viçi të skaduar, i destinuar për Kosovë.

Në njoftimin e Drejtorisë së Doganave të Malit të Zi thuhet se kontejneri ishte i destinuar për kompaninë nga Kosova “Apetiti SHPK” dhe përmbante 1 mijë e 321 paketime me mish viçi të ngrirë, me peshë bruto prej 24 mijë e 650 kilogramësh.

Gjatë kontrollit është konstatuar se afati i përdorimit të mishit kishte skaduar më 14 maj 2026.

Për gjendjen e konstatuar janë njoftuar menjëherë inspektori veterinar dhe Drejtoria e Policisë, të cilët janë përfshirë në procedurat e mëtejshme në kuadër të kompetencave të tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme