Sërish protesta për taksën në ‘Rrugën e Kombit’

Një grup në Facebook ka bërë thirrje që të hënën paradite qytetarët e Kukësit, qytetit në veri të Shqipërisë, t’i bashkohen një proteste kundër vendosjes së taksës së imponuar nga qeveria në ‘Rrugën e Kombit’.

“Të hënën, në orën 11.00, banorët e Kukësit do të ngrihen përsëri kundër taksës së Rrugës së Kombit. T’i bashkohemi protestës!”, thuhet në mesazhin e këtij grupi.

Në fillim të këtij viti protestuesit kuksjanë kishin djegun pikat e pagesës së taksës gjë që e detyroi qeverinë e Shqipërisë ta rishikojë vendimin për taksë.

Me vendimin e ri, banorët e Kukësit duhet të paguajnë taksë 100 lekë për kalimin e veturave të vogla nëpër ‘Rrugën e Kombit’ përderisa për qytetarët tjerë, përfshirë edhe shtetasit e Kosovës, kjo taksë kushton 5 euro në një drejtim.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme