Sërish te Nishani me ofertën McAllister?

Pas një dite intensive të diplomatëve në Tiranë dhe veçanërisht ambasadorit amerikan Donald Lu, Edi Rama dhe Lulzim Basha thirren edhe njëherë në zyrën e presidentit Bujar Nishani. Megjithëse shpresat janë të pakta, presioni i zgjedhjeve në Kavajë pas pak ditësh dhe oferta McAllister mund të jenë korniza e një kompromisi mes qeverisë dhe opozitës.

Ndryshe nga takimi i një dite më parë, kur Basha hyri pak minuta më vonë në Presidencë, pasditen e së enjtes kryeministri Rama dhe kreu i PD-së hynë thuajse njëkohësisht – këtë herë jo në tryezë, por në kolltuqe më të rehatshme. Po ashtu, për dallim nga takimi i së mërkurës, në këtë tryezë Rama nuk ka në krah të tij kreun e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, e po ashtu as Basha Edi Palokën.

Gjatë ditës, shefi i Qeverisë është takuar dy herë me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, ndërkohë që nga çadra e protestës, ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi se në takimin e parë të thirrur nga Nishani, Rama ofroi më pak nga sa kishte propozuar McAllister. /Top Channel/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme