Serwer kosovarëve: Me protesta paqësore mund të ndryshohet situata

E diel, 04 Shtator 2016 09:21   Sakte.net

Protestat paqësore mund të kenë ndikim mbi atë se si deputetët e Parlamentit e shohin dhe e vlerësojnë situatën, ka thënë njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer. Por, sipas tij, kjo nuk e justifikon në asnjë mënyrë përdorimin e dhunës.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Serwer ka theksuar se në Kosovë mungon aktivizmi qytetar për të protestuar dhe për të kërkuar jetë më të mirë. Sipas tij, Kosova ka më shumë arsye tjera për të protestuar, para se këtë ta bëjë për demarkacionin.

Ish-diplomati amerikan ka thënë se korrupsioni mbetet në nivele shqetësuese në Kosovë. Ai ka shtruar nevojën e një presioni më të madh publik në luftimin e këtij fenomeni, si dhe emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve të guximshëm për t’i ndjekur profilet e larta, të përfshirë në afera korruptuese.

“Po ashtu, politikanët duhet të punojnë për t’i dhënë fund mosndëshkimit. Qeverisja e mirë është ajo për të cilën ka nevojë Kosova”, ka theksuar Serwer. Ai ka shtuar se nuk duhet mbajtur shpresë se ndërkombëtarët do ta përmirësojnë Kosovën…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme