Serwer: Për ulësen e Kosovës në OKB vendos Moska, jo Beogradi

Analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka theksuar se për ulësen e Kosovës në OKB nuk vendos Beogradi, por Moska. Sipas tij, ky synim është vështirë të arrihet me negociata edhe nëse do të pajtohej Beogradi
Gjatë fazës përfundimtare të dialogut Prishtina dëshiron të vazhdojë me themelimin e ushtrisë, përderisa Beogradi me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Në anën tjetër për njohjen e Kosovës negociatat duhet të zhvillohen midis Beogradit dhe Bashkimit Evropian (BE).

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” analisti amerikan për Ballkanin Daniel Serwer, duke shtuar se gjatë këtyre negociatave BE-ja do të këmbëngulë për një normalizim të plotë dhe të pakthyeshëm, që sipas tij nënkupton njohje të ndërsjellë dhe shkëmbim të përfaqësuesve në nivel ambasadorësh.

Serwer ka folur edhe për mundësinë që Kosova gjatë negociatave me Serbinë ta fitojë ulësen e vet në OKB.

“Sa i përket anëtarësimit në OKB është e rëndësishme të mbani mend se nuk është Beogradi që do të vendosë, por Moska. Unë mund të imagjinoj për fat të keq një situatë në të cilën Beogradi konkludon se anëtarësimi në OKB është një ide e mirë, por Moska refuzon”, ka shtuar Serwer me tej në intervistën për “Zërin”.

Analisti amerikan për Ballkanin ka folur edhe për formimin e ushtrisë së Kosovës, për liberalizimin e vizave me BE-në dhe për Gjykatën Speciale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme