Ka përfunduar mbledhja e zgjeruar e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë dhe anëtarët e kabinetit qeveritar, e zhvilluar sot në Pogradec.
Takimi nisi rreth orës 11:30 dhe në fokus të diskutimeve të para ishte dokumenti strategjik “Besa”.
Të pranishmit kanë paraqitur sugjerimet e tyre konkrete lidhur me përmbajtjen e dokumentit dhe mënyrën e zbatimit të tij në terren.
Gjatë mbledhjes, kryeministri Rama është ndalur veçanërisht te roli dhe përgjegjësitë që duhet të ketë secili prej drejtuesve në nivel rajonal, duke përfshirë ministrat, drejtuesit politikë, deputetët dhe drejtuesit e institucioneve lokale.
Mbledhja u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri politik dhe organizimit të strukturave në terren.
The post Sezoni i ri politik dhe fokusi te “Besa”! Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë dhe kabinetin qeveritar në Pogradec appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



