Sezoni turistikë në Ohër dhe Strugë; plazhet plotë, ndërsa lokalet gati bosh

Gazetar: Miki Trajkovski

Vala e të nxehtit ka filluar të mbushë plazhet në Ohër dhe Strugë. Qytetarët thonë se noti në liqen është e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar temperaturave të larta. Derisa më të rinjtë rreziten në diell, të moshuarit e kalojnë ditën nën hije. Temperatura e ujit është 24 gradë, që është ideale për sport dhe rekreacion. Pavarësisht se ka shumë turistë në plazh, nëpër kafene dhe restorante ka shumë pak njerëz. Kjo për shkak të çmimeve të larta.

“Uji ishte pak i ftohtë, por dje dhe sot u ngroh. A është vapa e padurueshme me këto temperatura? Në shtëpi po, jashtë është e durueshme. A qëndron në plazh gjithë ditën? Shkoj në shtëpi, ha drekë, pastaj dal dhe rreth orës 5-6 pasdite kthehem në plazh”, tha një qytetar.

“Erdhëm këtu në plazh, për të notuar me miqtë dhe për të kaluar pak kohën, sepse është shumë vapë. Uji është i ngrohtë. Notojmë. Vijmë këtu çdo vit”, shtoi një tjetër qytetar.

Kishte edhe nga ata që vijnë rregullisht në Ohër dhe Strugë për plazh çdo vit.

“Kemi 14 ditë që jemi në Ohër. Unë kam lindur në Shtip, por vijmë nga Gjermania. Kjo është e vetmja mënyrë për të bërë pushim nga puna e vështirë në Gjermani. Kemi qenë me pushime për 14 vjet rresht. Jemi në të njëjtin vend çdo vit. Kemi qenë kudo, madje edhe në det, por qëndruam këtu. Uji është i mrekullueshëm”, tha një Turist nga Gjermania.

“Unë jam nga Shkupi dhe vij këtu çdo verë për pushime. Kemi kamp. Më pëlqen shumë. Kam miq këtu dhe rri me ta. Disa ditë uji ishte i ftohtë, ndërsa tani është më i ngrohtë”, shtoi një turist.
Pavarësisht situatë, gastronomët janë optimist se sezoni do të jetë fitimprurës.

“Individualisht jemi të kënaqur dhe kemi rezerime deri në fund të tetorit, kemi interes nga tetori e tutje, sepse me të njëjtët mysafirë të huaj, gjermanë, francezë dhe anglezë, do të vazhdojmë me të njëjtën rrjedhë pune, siç bëjmë para sezonit”, tha Musa Rashid – gastronom .
Këtë verë më shumë mysafir pritet të ketë nga Turqia, Serbia, Holanda, Polonia, Shqipëria dhe sigurisht mysafirë vendas./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme