Ish-kreu i KQZ: KAS refuzon provat e manipulimit, po tregon mungesë vullneti për zbatimin e ligjit

Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume, në një intervistë për Syri Tv, me gazetaren Eneida Ndoci, duke iu referuar faktit që KAS refuzon të marrë apo të gjejë provat e denoncuara nga opozita në lidhje me manipulimin e zgjedhjeve, e shikon këtë aspect si një mungesë vullneti për zbatimin e ligjit nga ky institucion i ngritur pikërisht për të shqyrtuar ankesat që kanë subjektet politike mbi zgjedhjet.

“Duke ju referuar asaj për çfarë parashikon Kodin Zgjedhor, provat janë një dhe jo të dy llojshme.

Dhe duke iu referuar po Kodit Zgjedhor, subjektet që ankimohen, ky Kod u njeh të drejtën edhe në kushtet kur nuk kanë prova por janë vetë fakte, në kushte kur nuk kanë mundësi reale dhe e vërtetojnë që nuk kanë mundësi për të gjetur provat është KAS që duhet ti sigurojë që të gjendet provat.

Ky është një rregull i vendosur në Kodin Zgjedhor i vendosur që në vitin 2012, dhe që jo vetëm duhet shikohet me kujdes, por duhet përdorur si i tillë për të gjithë procesin zgjedhor në përgjithësi.

Jemi në kushtet kur një palë e quan masakër elektorale dhe jo zgjedhje demokratike, kurse maxhoranca e quan që ka arritur të realizohet sipas pritshmërive, si një process zgjedhor demokratik. Dhe në këtë rast futet në lojë KAS, që ndodhet përpara një kërkese ankimuese dhe për të marrë vendimet në plotësi të saj apo jo, do të ishte shumë e udhës veçanëriësht kësaj radhe, që KAS të plotësonte këtë mundësi që i jep ligji, sipas pretendimeve që i jepet ankimuesit. Dhe organet nuk mund ta anashkalojnë këtë pjesë.”, tha Kume.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme