Nxënësit e Shkollës së Mesme profesionale “ Marija Kiri Skllodovska” prej sot do të kenë në dispozicionin laboratorin bioteknologjik i cili është hapur nga UNDP dhe UNICEF, me mbështetje nga Qyteti i Shkupit. Ata shpresojnë se ky laborator do të rrisë interesimin e të rinjve për të filluar një karrierë në fushën e shkencave. Ky laborator është i vetmi i këtij lloji në vend. Nxënësit që regjistrohen në këtë shkollë do të mund të kryejnë praktikën tek “Drislla”.
“Shohim laboratorin e parë të qytetit, i cili besoj se është jo vetëm i pari në një qytet, por I pari në vend i këtij lloji. Është i atyre që kemi parë jo vetëm në vendet e rajonit, por edhe më gjerë. 00:22 Jo vetëm për sipërmarrësit, për nxënësit, studentët, por edhe për të gjithë ata që kanë nevojë që të përdorin këtë biolaboratori”, tha Danella Arsovska- kryetare e Qytetit të Shkupit.
“Rëndësi të veçantë për ka fakti që ne jemi shkolla e vetme në të gjithë vendin ku janë të përfshira të gjitha profilet arsimore nga profesioni i teknologjisë kimike, arsimi teknik, teknik laboratori kimik, teknik për prodhime kimike dhe kozmetike, Teknik për mbrojtjen e mjedisit jetësorë, Teknik ushqimorë”, deklaroi Darko Spasev- drejtor i SH.M “ Marija Kiri Skllodovska”. /Alsat.mk