Shah/ Ksh “Alkaloid” përsëri kampion

Me një përfundim që i befasoi edhe më optimistët, Klubi i Shahut “Alkaloid” në xhiron e fundit, të Kampionatit Ekipor arriti të sigurojë titullin e 27-të. Ky është titulli i 13 me radhë për Klubin e Shahut “Alkaloid”. Shorti deshi që ekipi më i suksesshëm i shahut në vend, në fund të luajë me lojtarët e rinj nga shkolla e Alkaloidit.

Në tabelën përfundimtare të Kampionatit! Alkaloid është i pari me 13 pikë, 6 fitore dhe një barazim, ndërsa Klubi Multi Esens është i dyti me 12 pikë. Ky titull është meritë e përvojës së lojtarëve, të cilët u orientuan më mirë në minutat e fundit të ndeshjes, deklaroi Dragan Jaqimoviq, kapiteni i Klubit të Shahut Alkaloid. Sfidë e radhës për Klubin e Shahut Alkaloid do të jetë paraqitja në Kupën Evropiane të Klubeve, e cila do të mbahet nga 18 deri më 26 tetor në Greqi./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme