Shala: Do kontribuojë si pjesë e PDK-së në rimëkëmbjen e shtetit të Kosovës (Video)

Pas zyrtarizimit të aderimit në PDK, Blerim Shala në konferencën për media tha se është i nderuar që ai ndihet sot aty.

Ai më tutje sqaron se vendimi i tij për të mbetur në politikë ka qenë shumë i vëshitrë.

Megjithatë, bën të ditur se me aktivizimi i tij në politikë do të kontribuon në rimëkëmbjen e shtetit të Kosovës.

“Jam i nderuar sot që jam me ju. Vendimi im për të mbetur në politikë ka qenë i vështirë. Vendimi im për të hyrë në politikë në vitin 1999 ka qenë i rëndë, megjithatë ka qenë për atdheun që kërkonte lirinë. Në vitin 2008 Kosova u bë shtet për atë që ne merituam. Sot nuk kemi pse mburremi me politikë, ky vend dhe qytetarët duan qe shteti të ndryshojë, të ketë zhvillim ekonomik prandaj “Fillimi i Ri” nuk është vetëm parullë politike, por është thelbi i politikës. Do të kontribuojë si pjesë e PDK-së në rimëkëmbjen e shtetit të Kosovës”, ka thënë Shala./Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme