Shala: Gjykata Speciale do e njollos luftën e UÇK-së

Gjykata Speciale nuk do të gjykojë individë, por luftën e Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kjo luftë do të gjykohet dhe do të mbetet njollë e zezë për UÇK-në dhe vendin. Kështu ka deklaruar deputeti i Nisma për Kosovën, Haxhi Shala. Ai ka thënë se Gjykata Speciale na është servuar nga presidenti i shtetit.

Gjykata Speciale na u ka servu nga Presidenti i Shtetit dhe nuk mund t’i ikim kësaj. Ajo Gjykatë nuk do të gjykojë individë, e kemi thënë edhe në parlament. Ajo Gjykatë do të gjykojë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kjo luftë do të gjykohet dhe do të mbetet si njollë e zezë për ushtrinë çlirimtare të Kosovës dhe për vendin për vetë Kosovën. Kushdo qoftë që i gëzohet se kush do të arrestohet dhe nga cila parti do të jetë për mu ata nuk ia dojnë të mirën vendit’, tha Shala.

Shala, duke folur për dialogun në Bruksel, ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës ka mundur të jetë temë e bisedimeve, por ai shprehet skeptik se kjo njohje do të vijë nga ky lidership që ka Serbia.

“Njohja e Kosovës do të bëhet një ditë, kur do të bëhet ne nuk e dimë. Por me këta udhëheqës të shtetit serb nuk do të ndodh njohja e Republikës së Kosovës nga Nikolici dhe Vucici të cilët e dijmë nga cila parti kanë ardhur në pushtet”, theksoi ai./tribunachannel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme