Shala: Nuk kemi argumente të ndryshme, kemi qëndrime të ndryshme politike

Nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala, ka thënë se nuk bëhet fjalë për argumente të ndryshme rreth projektligjit për demarkacion, por për qëndrime politike rreth tij.

Ai ka theksuar se nuk mund të ratifikohet ligji për të cilin thuhet se me të është bërë tradhti kombëtare dhe as raporti i Komisionit të Bulliqit, i cili thotë se Kosova është dëmtuar me territor.

“Kryeministër na respektoni si opozitë dhe si deputetë që ta keni edhe ju respektin e opozitës dhe të deputetëve”, ka thënë Shala.

Në ndërkohë ka filluar një pauzë e Kuvendit dhe në konsultime kanë shkuar kryetarët e grupeve parlamentare bashkë me kryetarin e Kuvendit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme