Shala: Shpend Maxhuni duhet të tregojë nga kush mori urdhër për arrestimin e gylenistëve

Haxhi Shala kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, thotë se javën e ardhshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni do të ftohet në këtë komision për raportim.

Thotë se Maxhuni, duhet të tregojë se nga kush mori urdhër për arrestimin e gjashtë shtetasve turq.

“Shpend Maxhuni është i obliguar të tregojë se nga kush ka marrë urdhër sepse ai i ka urdhëruar policinë. Ai është shefi i policisë. Ta shohim kush është komandanti i operacionit në këtë rast”, tha Shala në emisionin “DPT te Fidani’ në T7.

“Javën tjetër ne duhet ta kemi në raportim Shpend Maxhunin që të raportojë lidhur me zinxhirin e urdhërdhënësve brenda policisë”, theksoi ai.

“Nëse ai deri të martën nuk shkarkohet, ne të martën eventualisht të mërkurën do ta kemi në raportim”, tha Shala.

Në Prishtinë dhe Gjakovë u arrestuan të enjten gjashtë shtetas turq për të cilët nuk dihet nëse janë depërtuar në Turqi.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme