Shala: Vendimi për Limajn, jo rastësisht u la pas zgjedhjeve

Shpallja e pafajësisë së Fatmir Limajt nga ana e gjykatës për rastin MTPT ka gëzuar të gjithë bashkëpunëtorët e tij. Edhe deputeti i NISMA për Kosovën, Haxhi Shala ka shkruar pas shpalljes së Limajt si i pafajshëm.

Ai nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, ka dhënë një kronologji të shkurtër të punës dhe veprimtarisë së Fatmir Limajt që prej kthimit nga Zvicra për të iu bashkuar luftës çlirimtare, luftën, pasluftën, punën si ministër e deri më tani. Shala e ka quajtur të vonuar këtë vendim dhe ka thënë se jo rastësisht është lënë që vendimi të merret pas zgjedhjeve.

“Jo rastësisht e quanim atë Çelik! Kthimi i jonë nga Zvicra për t’i formuar njësitet dhe brigadën ‘Ismet Jashari 121″ në Kleçkë, nën-emblemën e UCK-së, brigadë cila ishte bërë protektorati më i fortë atë kohë për ta mbrojtur popullatën civile dhe mënyra organizative e Limajt në atë kohë, kishte dëshmuar mençurinë dhe guximin e tij! Ai gjithashtu në moshë të re, pra pas vitit 99 dinte se çfarë është Politika dhe Ligji dhe se këto të dyja shkonin bashkë! Limaj ishte një model i Politikanit për të gjithë dhe me provojë! E për këtë sinonim kishin shkruar edhe mediet me lejueshmërinë më të madhe në Botë! Ndër ato edhe “Ëashington Post!””, ka shkruar Shala.

Ai po ashtu ka përmendur edhe shpallja e tij si i pafajshëm në Hagë, me të cilën ee kishte dëshmuar pastërtinë e tij në luftë.

“Por jo edhe dashakeqësit kishin mbaruar punë, për t’u munduar t’i sjellin jo pak humbje kohe, njollosje e mundim në Rastin Klecka. Edhe këtë sfidë që e kishte bashkë me shokë, e kishte përfunduar i pastër dhe fitimtar! Në rastin e fundit të ashtuquajtur “MTPT” ku sot është shpallur përfundimisht i pafajshëm, sigurisht që është një vendim i drejtë por i vonuar dhe jo rastësisht u la pas zgjedhjeve! Pra, sot u vërtetua se Limaj, ishte dhe është reprezentuesi më i mirë i dikastereve qeveritare në historinë e Kosovës! Se ai mendon për shtet-ndërtim, për mirëqenie të qytetarit, për shtet të së drejtës dhe autoritete që e respektojnë dhe ju nënshtrohen ligjit! E dini pse? Sepse askush tjetër nuk ka kaluar faza të tilla, më shumë se sa vet Limaj”, është shprehur deputeti Shala.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme