Shalenberg: Shkupi dhe Tirana duhet të marrin datë

Pozita austriake është e qartë – Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të marrin datë për fillimin e negociatave në Këshillin e ardhshëm të Evropës, javën e ardhshme, ndërsa në dobi të Shkupit është që Tirana të fillojë negociata – kjo është mirë për vendin, për shtetin fqinj, rajonin, por edhe për tërë gjendjen gjeopolitike.

Këto qëndrime i dhanë shefat e diplomacive të Austrisë dhe të Maqedonisë së Veriut, Aleksander Shalenberg dhe Nikolla Dimitrov në konferencën e përbashkët për shtyp në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në pyetjen sa është e mundur që Këshilli i Evropës javën e ardhshme në Bruksel t’i ndajë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë lidhur me datën për fillimin e negociatave, ministri federal austriak për Evropë, integrim dhe punë të jashtme, Shalenberg theksoi se nuk dëshiron të gjykojë për diskutimet që do të zhvillohen atëherë.

“Pozita jonë si Austri është e qartë. Besojmë se që të dy vendet edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria duhet të ftohen nga ana e Brukselit dhe të fillojnë negociata”, ka thënë Shalenberg.

Dimitrov theksoi se në këtë çështje mund të përgjigjet nga tre aspekte.

“Kemi interes shtetëror që Shqipëria fqinje të bëjë hap përpara, ne jemi fqinj të mirë, kjo është mirë për ne, para së gjithash për Tiranën, por edhe për tërë atmosferën dhe situatën gjeopolitike të Ballkanit. E dyta procesi i inkuadrimit është proces i cili është i fokusuar në arritjen individuale dhe nëse tek grupet e para të vendeve prishet logjika e kushtëzimit të procesit dhe e treta nuk guxojmë të lejojmë njëra të jetë viktimë e tjetrës, dy është më mirë se një, megjithatë një është më mirë se zero, që është mossukses edhe për vetë BE-në dhe mund ta prishë vetë politikën e zgjerimit”, ka thënë Dimitrov./Alsat


më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme