Shampanja është më e mira për trurin dhe problemet me kujtesë

Rreth 7 për qind e britanikëve pinë shampanjë çdo dy javë dhe kjo shifër së shpejti do të rritet.

Kjo sepse një hulumtim i ri tregon se shampanja ka efekte të mahnitshme në trurin e njeriut, transmeton Telegrafi.

Nëse dyshoni se do të shënoni pak pikë në një test të kujtesës afatshkurtër, atëherë mos u dëshpëroni. Shkencëtarët e Universitetit Reading kanë zbuluar se sasitë e vogla të alkoolit e përmirësojnë funksionin e trurit dhe të memories apo kujtesës.

Për këtë, shampanja është fituese, pasi që na furnizon me përbërës të cilët kanë ndikim pozitiv në kujtesën hapësinore, që do të thotë se, ndryshe nga efektet e birrës, do ta gjeni rrugën për në shtëpi.

Një studim tjetër i fundit nga Journal of Neuroscience ka zbuluar se alkooli i ndihmon disa zona të trurit të mësojnë dhe të mbajnë mend më shumë. Megjithatë, për t’i gëzuar efektet e mahnitshme të alkoolit, është mirë të mos pini shpesh, por të pini mençur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme