Shangai nis trenin e parë të mallrave Kinë-Evropë

Qendra ekonomike kineze e Shangait nisi shërbimin e trenave të mallrave në Hamburg, Gjermani, të martën, duke shënuar shërbimin e parë ndërkufitar hekurudhor midis Shangait dhe Evropës.

“Shanghai Express”, i ngarkuar me 50 kontejnerë mallrash, përfshirë veshje, pjesë makinash dhe panele diellore, do të udhëtojë më shumë se 10.000 km në dy javë para mbërritjes në Hamburg, sipas Doganës së Shangait, citon “Xinhua”.

Treni do të largohet nga Kina përmes Qafës Alataw në Rajonin Autonom veriperëndimor Xinjiang Uygur dhe do të udhëtojë nëpër Kazakistan, Rusi, Bjellorusi dhe Poloni.

Ky vit shënon 35-vjetorin e krijimit të marrëdhënieve miqësore midis Shangait dhe Hamburgut. Më shumë trena pritet të funksionojnë përgjatë itinerarit në të ardhmen.

Pan Hua, përfaqësuesi kryesor i Zyrës Ndërlidhëse të Hamburgut në Kinë, tha se nisja e shërbimit të trenit do të lehtësojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe Gjermanisë, Evropës dhe vendeve të tjera përgjatë rrugës. (Elona)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme