LEXO EDHE:
Në emisionin “Pasqyra e Shëndetit” në Alsat, mbi temën “Çrregullimet në të folur tek fëmijët” diskutoi specialistja e logopedisë klinike, Nermin Shaqiri, e cila tha se logopedia ka vite që daton si shkencë dhe është një degë e shkencave mjekësore, mirëpo ne akoma hasim në shoqëri që nuk e njeh si shkencë, nuk e di ndoshta edhe po të ketë nevojë vet fëmiu ose vet personi, nuk e di se ku duhet adresuar. Ajo shtoi se logopedia si shkencë ka për qëllim në fillim parandalimin, më pas zbulimin si dhe diagnostikimin e çrregullimeve të ndryshme që paraqiten në të folur, dëgjim, zë, gëlltitje etj, shkruan Alsat.
“Logopedia si shkencë ka për qëllim në fillim parandalimin, më pas zbulimin si dhe diagnostikimin e çrregullimeve të ndryshme që paraqiten në të folur, dëgjim, zë, gëlltitje vështirësi në frymëmarrje si dhe vështirësi të ndryshme, dhe logopedisti është person kompetent I cili bënë rehabilitimin e këtyre çrregullimeve të ndryshme”, tha Shaqiri. /Alsat.mk