Shaqiri u takua me studentët e Maqedonisë që studiojnë në universitete prestigjioze në Londër

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, gjatë vizitës së tij në Londër, ku po mbahet Forumi Botëror Arsimor, ka takuar sot një grup studentësh që studiojnë në institucionet prestigjioze britanike të arsimit të lartë me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

“Më vjen mirë që u takova me ju dhe që kemi mundësinë të diskutojmë përvojën tuaj në studimet në universitetet më të mira, për të cilën keni mbështetjen e plotë nga unë dhe nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Besoj se njëri prej jush do të jetë Elon Musk i radhës, i cili do të mund të investojë me shumë sukses potencialin e tij në tregun tonë, i cili përveç suksesit personal, do të përdoret plotësisht për përparimin dhe promovimin e vendit tonë, për të përmirësuar edukimin, promovimin e ndërmarrësisë rinore dhe demokratizimin e mëtutjeshëm të vendit”, tha Shaqiri.

Shaqiri, siç njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka theksuar se plani i Qeverisë është që të vazhdojë përkrahja financiare për të rinjtë që dëshirojnë të studiojnë në një nga universitetet më të mira në botë.

Gjithsej nëntë studentë nga Maqedonia e Veriut studiojnë në Kings College, University College të Londrës dhe Imperial College London, me bursa të dhëna nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për të gjithë studentët që arrijnë të regjistrohen në ciklin e parë, të dytë ose të tretë të studimeve ndër 100 universitetet më të mira në botë sipas renditjes së Shangait.

“Takimin e ministrit me studentët e organizojnë Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Londër dhe ambasadorja Aleksandra Miovska”, njoftuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme