SHB “Logos-A” dhuron libra falas online në kohën e pandemisë

Në kohën kur pandemia e virusit Covid-19 ka kapluar globin dhe kur gjithë bota shfaq solidarizimin e vet, Këshilli Botues i SHB “Logos-A” ka vendosur që këtë gjendje të rënduar ta zbusë duke mundësuar libra online për lexuesit që janë të detyruar të rrinë në shtëpi ose të izolohen për shkak të pandemisë.

Vendimi i Këshillit Botues është që prej sot çdo javë të lëshojë online nga 10 libra të fushave të ndryshme, për mosha të ndryshme dhe për përgatitje të ndryshme intelektuale e profesionale.

Në këtë mënyrë, përveç si dhurues i librit në format të shtypur përgjatë viteve të kaluara, tash e tutje Logos-A do ta ketë edhe identitetin e dhuruesit të librit online.

Kështu, në këto ditë kur nga njerëzit e gjithë botës kërkohet të rrinë në shtëpi, Logos-A ka marrë rolin që t’u ndihmojë atyre, duke ua lehtësuar qëndrimin në shtëpi nën shoqërimin e librave të Logosit.

Kryefjala e kësaj fushate është “Rri në shtëpi e LEXO!”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme