SHBA angazhim me të gjitha forcat për ta antarësuar Kosovën në Interpol

Asambleja e Përgjithshme e Interpolit fillon më 26 shtator dhe mediat në Serbi po raportojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të gjitha forcat janë duke punuar që të arrijnë ta bëjnë Kosovën anëtare të re të kësaj organizate.

Mediat serbe shkruajnë se nikoqiri i asamblesë së këtij viti është Kina dhe në Pekin, argumentet e Beogradit për këtë çështje do të mbrohen nga një delegacion i Serbisë i udhëhequr nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanovic, përcjellë gazetametro.net.

“Ne kemi përpara një detyrë shumë të vështirë diplomatike, por jemi të bindur se me forcën e argumenteve tona mund të përballojmë qëllimin e Prishtinës dhe aleatëve të tyre që i ashtuquajturi shtet i Kosovës të bëhet anëtar me të drejta të plota i Interpolit”, ka thënë Stefanovic.

Asambleja e Përgjithshme e Interpolit mbahet nga 26 deri më 29 shtator.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme