“SHBA dhe Rusia duhet të përfshihen në dialogun Kosovë-Serbi, BE nuk po ia del dot”

Bashkimi Evropian gjithnjë e më shumë po tregon se nuk ka forca të mjaftueshme për të siguruar zbatimin e marrëveshjeve të arritura ndermjet Kosovës dhe Serbisë.
Një qëndrim pasiv ndaj shkeljes së marrëveshjes së Brukselit, duke përfshirë ‘shpërthimin’ e fundit të Prishtinës e cila dërgoi përsëri forca speciale për të arrestuar serbët e Kosovës, tregon se BE nuk po mund t’ia dal mbanë me dialogun.

Dobësitë e Brukselit hapin derën për përfshirjen e drejtëpërdrejtë të Amerikës dhe Rusisë për të rënë dakord mbi fatin e Kosovës, shkruan gazeta serbe ‘Novosti’.

Arrestimi i serbëve të Kosovës shkeli marrëveshjen e arritur në raundin e fundit në Bruksel, e cila kishte për qëllim uljen e tensioneve dhe heqjen dorë nga provokimet, shton gazeta, transmeton lajmi.net.

Tutje thuhet se mungesa e një përgjigje të qartë nga Bruskeli në rastin e moszbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave serbe tregon qartë se BE nuk do të arrijë të gjejë mekanizmin e duhur për të detyruar Prishtinën ta respektojë marrëveshjen.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka sugjeruar që fuqitë e mëdha të luajnë një rol kyç në zgjidhjen e problemit të Kosovës.

“Nuk kam dëgjuar reagim nga BE-ja. Heshtja është një sëmundje e rëndë. Zgjidhje për Kosovën nuk do të ndodhë pa pjesëmarrjen e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”.

Ai ka theksuar se serbët e arrestuar u liruan pasi Beogradi deklaroi se do të ndërprehet dialogu.

“Është e nevojshme të gjendet një bazë më e fortë për përparimin në dialog. Ka një kaos në Prishtinë pasi një degë e qeverisë nuk e di se çfarë po bën tjetra. Ata nuk duan që dialogu të ketë sukses”, ka thënë ministri serb.

Gazeta thekson se ndryshimet në botë janë evidentuar dhe se SHBA-të janë në marrëdhënie armiqësore me BE-në për shkak të luftës tregtare.

Analisti serb, Dragomir Andjelkoviq ka thënë se Trump nuk ka durim dhe se nuk është i interesuar për dëshirat e Bashkimin Evropian.

Sipas tij, Brukseli ka provuar të jetë një ndërmjetës impotent sepse nuk ka fuqi për të siguruar zbatimet.

“Me një qasje të tillë, Brukseli pa dashje hap portën për të përfshirë Amerikën dhe Rusinë në dialog si lojtarë kryesorë. Ngjashëm ka ndodhur edhe me Bosnje Hercegovinën ku marrëveshje e ‘Dejtonit’ nuk u realizua derisa Amerika iu bashkua. Është e ngjashme dhe tani por në kohët moderne Amerika nuk është e mjaftueshme sepse Rusia është përsëri një faktor i rëndësishëm”.

‘Novosti’ shton se Amerika tashmë është përfshirë kryesisht në bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës por operson kryesisht nga hija. Përfaqësuesit e administratës së Uashingtonit janë gjithmonë në Bruksel në dialog të nivelit të lartë. Është e qartë se aktiviteti i tyre tashmë është intensifikuar në këtë plan, gjë që tregohet edhe nga vizitat e shpeshta të zyrtarëve të lartë të SHBA-ve në Beograd dhe Prishtinë./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme