SHBA dhuron 37 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të jenë më të afta për të kryer detyrat e tyre falë bujarisë së qeverisë së Shteteve të Bashkuara, të cilat dhuruan 37 mjete të mbrojtura dhe rezistente ndaj pritave dhe kurtheve të minuara.

Mjetet e blinduara të markës International MaxxPro MRAP (Mine Resistant Ambush Protected), do të përdoren nga strukturat e Forcave tona të Armatosura, të cilat janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO-s.

Në ceremoninë e dorëzimit të këtyre mjeteve, mori pjesë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Leyla Moses-Ones dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku.

Ministrja Xhaçka falënderoi qeverinë e SHBA për ndihmën e vazhdueshme që jep për vendin tonë dhe vlerësoi si të rëndësishëm dhurimin e 37 mjeteve të blinduara, të cilat do të rrisin kapacitetet dhe performancën e Forcave tona të Armatosura.

“Kjo paketë përkthehet në më shumë cilësi kapacitetesh, më shumë angazhime të përbashkëta dhe sigurisht në më shumë siguri si për vendin tonë ashtu edhe për aleancën. Armatimi i ri sipas standardit të NATO, paketa e re e automjeteve te blinduara HMMWV dhe MRAP që po ju shtohen inventarit të pajisjeve të FA-ve, po e ndryshojnë cilësisht realitetin e përditshëm të punëve të ushtarakëve tanë si dhe po rrisin dita –ditës performancën e tyre, gjatë ushtrimit të detyrave në teatrot e operacioneve ku marrin pjesë”.

“Mjetet do të mundësojnë zgjerimin e spektrit të detyrave dhe misionit të trupave tanë dhe do të rrisin sigurinë e personelit sidomos ndaj minave dhe mjeteve shpërthyese të improvizuara, i cili konsiderohet tashmë si një prej kërcënimeve më të pranishme në mjedisin operativ”, u shpreh ministrja Xhaçka.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme