SHBA do të sjellë në Shqipëri afganët e padëshiruar në Gjermani

Mes Gjermanisë dhe SHBA është shënuar një përplasje në lidhje me refugjatët afganë.

Sipas gazetës BILD, SHBA ka sjellë në bazën Ramstein të Gjermanisë më shumë se 34 mijë afganë. Mbi 20 mijë janë larguar drejt SHBA, por 14 mijë kanë mbetur akoma në Gjermani.

Këta të fundit kanë nisur të aplikojnë për azil në Gjermani.

Ky lajm ka zemëruar autoritetet gjermane, pasi pakti ishte se të gjithë afganët do largohen drejt SHBA.

Gazeta gjermane raporton se arsyeja se përse ka një shpërthim të papritur aplikimesh për azil në Gjermani lidhet me faktin se këta afganë nuk lejohen të futen në SHBA.

Gazeta thekson më tej se SHBA po planifikon t’i dërgojë këta afganë në vende të treta si Shqipëria. Por ata refuzojnë një gjë të tillë, duke kërkuar strehim në Gjermani.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme