“SHBA do ti rikthehet rolit primar” në bisedimet Kosovë – Serbi

Përfaqësuesi i Partisë republikane në SHBA, që është dhe zyrtar i kësaj partie në qytetin Wylie, në Teksas, Gani (Genc) Mulliqi thotë se SHBA do ti rikthehet rolit primar sa i përket bisedimeve Kosovë – Serbi.

Z. Mulliqi thotë se gjatë eventeve të inaugurimit të Presidentit Trump në Uashington, ai është takuar me zyrtarë të lartë të Partisë Republikane dhe thotë se “SHBA do të marrë rol udhëheqës siç ishte gjatë presidencës së parë të Presidentit Trump”.

Gani Mulliqi këto vlerësime i dha gjatë Emisionit “Programi 200” (që transmetohet sot e diel në ora 21:40 në Alsat). Në këtë program i ftuar ishte edhe Borjan Gjyzellov, politolog i cili thotë se për Maqedoninë e Veriut, presidenca Trump nuk do të ketë ndikim pasi është se qartë se kush është pushtet e kush opozitë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme