Pas OSBE, edhe zyra e Bashkimit Europian dhe Ambasada e SHBA në Shqipëri kanë përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Basha.
Në një deklaratë për mediat, zyra e BE-së thotë se gjetja e konsensusit mes palëve është në interes të qytetarëve shqiptarë.
“Urime për marrëveshjen për zgjedhje të lira. Marrëveshja në interes të qytetarëve shqiptarë”.
Reagimi vjen teksa në Pallatin e Kongreseve, Rama dhe Basha të shoqëruar dhe nga stafi i tyre teknik për përcaktojnë detajet e marrëveshjes së finalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Në vazhdim: Kartolina e ambasadorit Donald Lu për shqiptarët